Quality Pharma
Rreth nesh
Quality Pharma është një kompani shqiptare e specializuar në distribuimin dhe tregtimin me shumicë të produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, dermokozmetike, suplementeve ushqimore dhe produkteve të kujdesit personal.
Ne bashkëpunojmë me farmaci dhe partnerë tregtarë në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë në treg brande të përzgjedhura ndërkombëtare dhe produkte që plotësojnë standarde të larta të cilësisë.
Portofoli ynë përfshin marka si PHARMASEPT, LOVREN, OLONEA CARE dhe YumEarth, secila e përzgjedhur për cilësinë, inovacionin dhe vlerën që i ofron konsumatorit.
Misioni ynë
Misioni i Quality Pharma është të ndërtojë partneritete afatgjata dhe të qëndrueshme me farmacitë dhe partnerët tanë, duke ofruar jo vetëm produkte cilësore, por edhe një shërbim të plotë në mbështetje të zhvillimit të çdo brandi në treg.
Ne investojmë vazhdimisht në distribucion, marketing, promovim, edukim mbi produktet dhe mbështetje të pikave të shitjes, me qëllim që markat që përfaqësojmë të ndërtojnë një prezencë të fortë dhe të qëndrueshme në treg.
Vizioni ynë
Synimi ynë është që Quality Pharma të vazhdojë të zhvillohet si një partner i besueshëm në sektorin farmaceutik dhe të kujdesit personal në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë produkte dhe brande inovative që kontribuojnë në shëndetin, mirëqenien dhe kujdesin e përditshëm të konsumatorëve.
Quality Pharma – Cilësi, besim dhe partneritet.